Organizata Rinia Studentore

Rreth nesh

Organizata “Rinia Studentore” me poshte e shkurtuar R.S eshte nje organizate jo-fitimprurese dhe jo-qeveritare, e krijuar ne shkurt te vitit 2011, si nje bashkim vullnetar i studenteve dhe te rinjve.

 

Qellimi i kesaj organizate eshte percaktuar ne nenin 1 te Statutit 

si me poshte :

a) mbrojtja e te drejtave dhe interesave te studenteve;

b) te bejme universitetin hapesiren e dijes, te konkurences e te merites;

c) rritja e mundesive per promovimin e krijimtarise vetjake te studenteve dhe te rinjve ambicjoze;

d) te organizoje aktivitete promovuese, kulturore, sensibilizuese mbi tematikat qe shqetesojne studentet dhe te rinjte, nepermjet seminareve, konkurseve, prezantimeve te ndryshme.

e) informimi, organizimi i aktiviteteve, konsulence, bashkepunim me shtepi botuese, qendra dokumentimi, median e shkruar dhe ate elektronike si dhe mundesine e daljes se gazetes per botim periodik;

f) shoqata respekton te drejtat dhe lirite e personave te asistuar prej saj pa dallim te moshes, gjinise, fese, ngjyres se lekures, te ardhurave ekonomike, prejardhjes krahinore, perkates

ise partiake, apo simpatise politike;

g) shoqata ofron organizimin e kurseve dhe trajnimeve te ndryshme per tematika te caktuara apo propozuara nga anetaret ose partneret qe e respektojne qellimin e shoqates, si dhe ofron pajisjen me certifikata te pjesemarresve;

h) te mbaje lidhje, te nxise, te ndihmoje cdo organizate tjeter qe ka qellime te ngjashme me organizaten “Rinia Studentore”, si brenda dhe jashte vendit;

i) te kryeje gjithcka tjeter ne dobi te realizimit te qellimit te mesiperm conform legjislacionit Shqiptar.

 

Kemi ndjekur nga afer shume prej problemeve qe shqetesojne sot arsimin qe nga notat fiktive, mungesen e informacionit per Karten e Bolonjes, mesimdhenia e dobet, mungesa thuajse totale e transparences per gjithcka ndodh brenda kufijve te sistemit arsimor ne Shqiperi, mungese e theksuar totale e infrastruktures dhe mbeshtetjes logjistike brenda godinave te universitetit si dhe shume probleme te tjera per te cilat kemi ngritur zerin te shqetesuar, ne gjetjen e zgjidhjeve imediate te tyre.

 

Aktualisht organizata RS ka aplikuar per nje project te financuar nga SOROS, mbi qeverine studentore, nen titullin “Nderto te ardhmen”. Me poshte do tju njohim me nje paragraph nga projekti:

Shumekush nga studentet pikerisht prej kesaj menyre keqqeverisjeje te qeverise studentore, bie ne kurthin e deshperimit, ne kurthin e skepticizmit, ne kurthin e mungeses se shpreses dhe thote kjo eshte Shqiperia, kshu e ka Shqiperia, nuk behet Shqiperia.

Jo Shqiperia behet. Dhe Shqiperine ne do ta bejme te gjithe se bashku duke filluar nga garancia e studenteve per tu mirqeverisur nga struktura e tyre e vetme drejtuese e pavarur 

ne institucionin arsimor. Dhe njekohesisht cdo student te kete vendin qe i takon ne nje shoqeri e cila nuk duhet ti ndaje njerzit ne tanet ne pushtet dhe ata ne opozite, e cila nuk duhet ti dalloje njerzit mes atyre qe jane te gatshem ti sherbejne pushtetit dhe atyre qe pershkak se nuk e duan pushtetin, mallkohen prej tij, e cila duhet te shohe tek secili nje pasuri, duhet te shohe tek secili nje mundesi, duhet te shohe tek secili nje me shume dhe jo nje me pak; nje me shume edhe kur mendon ndryshe, nje me shume edhe kur eshte kunder, nje me shume edhe kur ngre zerin per te thene cka nuk i pelqen. Kjo eshte qeveria studentore shqiptare qe na duhet. Dhe kjo qeveri e ka zanafillen e vet tek keqperdorimi i saj si instrument politik i pushtetit, dhe ku burojne pastaj te gjitha te keqiat.

PER INFORMACIONE TE METEJSHME VIZITONI FAQEN TONE TE INTERNETIT www.riniastudentore.webs.com si dhe na kontaktoni ne adresen tone te e-mail riniastudentore@gmail.com

 

  

Si te behesh pjese e Rinise Studentore

Na shkruani ne riniastudentore@gmail.com ose riniastudentore@hotmail.com ose mund te aplikoni online duke plotesuar formularin e aplikimit tek Documents, dhe te na e dergoni me attach ne riniastudentore@gmail.com 

Vizitor deri tani

                                                             Share on Facebook   

Chatroom #riniastudentore